Pa Gjurme-“Vajza kërkon babain, i bie numrit”/ Rrëfimi i dhimbshëm i nuses së majorit të vrarë

  • 4 years ago
Shpërthimi i eksplozivit nuk ua kurseu jetën dy efektivëve,
bijës tropojane nëntetares Zerife Hasanaj dhe birit dibran Major Klodian Tanushit, gjatë një misioni ushtarak në Letoni. Sot një vit më parë, mëngjesin ogurzi të 6 majit 2019, gjatë misionit për asgjësimin e municioneve eksplozive. Forcat e Armatosura nderuan dy efektivët që ranë në krye të detyrës një vit më parë në një ceremoni të posaçme, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar dëshmorëve të atdheut. Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zerife Hasanaj, ishin pjesë e kontingjentit shqiptar në kuadër të misionit të NATO.
Zarife Hasanaj, humbi jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa Klodian Tanushi u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital, pa u rezistuar dot plagëve të marra nga shpërthimi i eksplozivit. Dy efektivë që e kishin përpara karrierën e tyre, një karrierë të shkëlqyer me gjithë potencialin në çdo stërvitje dhe në çdo dislokim. Babai i tre fëmijëve major Klodian Tanushi la pas dhembjen, që ende sot mban gjallë kujtimin e tij. Me sakrificën e vetmohimit për t?i shërbyer detyrës është vlerësuar me mjaft Medalje. Një figurë e nderuar mes kolegësh gjatë kryerjes së disa detyrave në karrierën ushtarake. Major Klodian Tanushi ka ktyer detyrën si Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Në vitin 2018 u dërgua me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor. 39-vjecari që u nda nga jeta në kulmin e moshës dhe karrierës ushtarake u mungon të gjithëve, veçanërisht familjes që kujton ndarjen e fundit pa ditur se biri dibran i nënës, bashkëshorti dhe babai do të kthehej i pajetë në atdhe.

Recommended