Pa Gjurme- U konfliktua për pasurinë me të afërmit, vajza: Më kërkoi pashaportën dhe u zhduk

  • 5 years ago
Pjesa e pare dt 30 prill Agim Lami është babai i katër i fëmijëve. Doli nga shtëpia me një pasaportë dhe u tha familjarëve se do të ikte në Komunë. Kaq mjaftoi që për Agimin të mos kishte asnjë të dhënë tjetër. Familja jetonte në Mazrek të Kasharit. Fëmijët rriteshin dhe prindërit punon. Ishte një familje e qetë edhe pse mes sakrificava të mëdha i duhej të përballonin jetesën.

Deri kur në vitet 1992-1993 lindën konfliktet për ceshtje pronësie, për familjen Lami filluan shqetësimet e para, u kthye në një makth në rrethin familjar. Debateve në familje Agimi vendosi tu jap fund me largimin e tij nga shtëpia. Atë mëngjes qershori në të gdhirë Agimi i kërkoi pasaportën vajzës së madhe Brunildës. I ati Rexhepi e pa të birin e shqetësuar, ndërsa Agimi i thotë të shoqes se do të shkonte në komunë.

Që nga ai moment, nuk u mësua më asgjë për fatin e 62-vjecarit. Ishte vetëm 47 vjec kur u largua nga banesa në Mazrek të Kasharit, ndërsa fëmijët i la në prag të adoleshences, vajza e madhe 15 dhe djali më i vogël 10 vjec. Ka kaluar më shumë se një dekadë dhe jeta vazhdoi. Fëmijët u rritën me mungesën e Agimit edhe pse ai është kërkuar nga familjarët vazhdimisht, asgjë nuk është mësuar deri më tani për fatin që pati Agim Lami?

Recommended