Babai i Klement Pepajt: Dyshoj se e ka vrarë djali i xhaxhait tim Danieli, e kanë parë me automatik

  • 3 years ago
Babai i Klement Pepaj shpreh dyshimet se djali i tij është vrarë nga Danieli, kjo për shkak se ai është parë me automatik. Gjithashtu Nush Pepaj thotë se ka pasur kontakt me djalin e xhaxhait i cili i ka thënë se Danieli prej një jave nuk ishte në shtëpi ndërkohë që banorët e zonës thonë se e kanë parë atë.

"Thonë që kanë marrë drejtimin e malit dhe nuk janë kthyer më prej atje. Klementi ka ardhur një vit më parë pasi e ekstraduan nga Zvicra dhe ka punuar në një kioskë të vogël. Djali im ka qenë punëtor dhe kam frikë se e ka implikuar kushëriri në ndonjë problem. Disa bashkëfshatarë kanë thënë në polici se ka qenë konflikt droge. Sipas policisë, djali i xhaxhait është parë me automatik, Danjeli. Për djalin tim dhe Vilsonin nuk dimë ende asgjë. Mund të jenë dhe hamendje për të krijuar një konflikt. Unë i kërkoj Ministrit të Brendshëm që të vendosë në dispozicion të gjtha mjetet në tokë dhe ajër që të gjejmë djalin. Në Malësi të Madhe më kanë thënë që këta të 3 kanë pasur konflikt. Kam folur me djalin e xhaxhait dhe ai më tha se prej 2 javësh nuk e kam parë. Ndërsa të tjerë thonë që e kanë parë. Unë dyshoj se më ka mashtruar. Dyshimet më të mëdha i kam tek Danieli se më ka vrarë djalin" - tha Nush Pepaj.

Recommended