Report TV - Vëllai: "Nexhipi nuk është vrarë nga djali, s'kishte konflikte me njeri"

  • 8 years ago
VLORË - Vëllai i biznesmenit të vrarë 4 ditë më parë në Vlorë, përjashton çdo që Hyqmet Nexhipi të jetë ekzekutuar nga djali i tij 24-vjeçar.

Në një bisedë telefonike për Report Tv, Bujar Nexhipi thotë se vëllai i tij 52-vjeçar, pronar i një peshkarexhe në Vlorë, nuk ishte person problematik dhe nuk kanë pasur dijeni për konflikte të mundshme.

Nexhipi u ekzekutua me automatik mëngjesin e së shtunës tek sa po udhëtonte me automjetin e tij tip Honda me targa të huaja në rrugën ?Transballkanike?. Autorët u larguan me një Benz i cili u gjet i djegur në rrugën "24 Maji". Makina e përdorur nga vrasësi ishte vjedhur nga një qytetar nga Gjirokastra.

Hetimet e kryesuara nga prokurori Skënder Dauti vijojnë ende, ndërsa akoma nuk ka një të dyshuar. Menjëherë pas krimit policia shoqëroi dhjetëra persona mes tyre edhe djalin viktimës, Olsi Nexhipin i cili më pas u arrestua pasi në banesën ku jetonte iu gjet armë dhe drogë.

Prokuroria pohon se i ka shtrirë hetimet në disa pista si dhe po pret informacione nga kolegët italianë në lidhje me precedentët penale që Nexhipi ka pasur në Itali.

Djali i Hyqmet Nexhipit jetonte me nënën e tij pasi çifti ishte ndarë prej vitesh. Viktima ka qenë i martuar tre herë, një herë në Shqipëri, një herë në Itali me gruan e shokut dhe më tej në Greqi.

Recommended