Vriten ne atentat dy vellezerit Bilali

  • 5 years ago
Shkodra u trondit gjatë paradites nga një atentat mafioz ku mbetën të vdekur dy vëllezërit Astrit e Brahim Bilali.

Dy vëllezërit u qëlluan me breshëri automatiku në afërsi të banesës së tyre në lagjen Kiras të Shkodrës. Pas ngjarjes autorët janë larguar me një automjet, i cili është gjetur duke u djegur në një rrugicë në brendësi të lagjes ku ka ndodhur ngjarja.

Në ndihmë të Policisë së Shkodrës janë vënë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ku janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja në një perimetër të gjerë të zonës, me qëllim kapjen e autorëve. Gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë është nisur një grup i posaçëm me ekspertë dhe drejtues të Policisë Kriminale dhe asaj të Rendit për t'ju bashkuar grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje. Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, ish-kampionit të boksit i arrestuar nga policia si pjesë e grupit Bajri.
Autorët dyshohet se kanë përcjellë lëvizjet e dy vëllezërve, të cilët po lëviznin nëpër lagje dhe më pas kanë qëlluar ndaj tyre. Astrit Bilali ka qenë pronar i një resorti hipizmi në Shkodër. Ndërsa Brahim Bilali ka qenë kryetar i Shoqatës 2 Prilli 1992.

Tv Klan

Recommended