Report Tv- Atentat në Tiranë/ Ekzekutohet me tre plumba ish-polici Arben Bilali

  • 5 years ago
IRANË- Një ish-punonjës policie ka mbetur i vrarë mesditën e sotme rreth orës 14:35 pranë shkollës "At Zef Pllumi" në zonën e Selitës në kryeqytet. Report Tv mëson se viktimë ka mbetur ish-polici Arben Bilali, 50-vjeç, i cili ka humbur pasi është qëlluar me tre plumba, një prej të cilëve në kokë dhe dy të tjerë në trup, ndërsa në drejtim të tij mësohet se është qëlluar 7 herë. Edhe pse është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, Bilali nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Arben Bilali ishte banor i zonës së Selitës.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Në pamje duket automjeti tip "Hyundai" nga i cili kishte zbritur viktima në momentin kur është qëlluar. Report Tv mëson gjithashtu se Bilalit i është bërë një atentat edhe në maj të vitit 2010 nga i cili ai ka mbetur i plagosur po në zonën e Selitës. Ndërsa disa muaj më pas, në gusht të vitit 2010 atij i kanë ekzekutuar vëllanë, Leonard Bilali ish-mundës i Dinamos, 33-vjeç i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia. Ai u qëllua teksa ishte i ulur në një nga tavolinat e një bar-kafeje pranë stacionit të fundi të autobusit të Tiranës së Re, në rrugën ?Irfan Tomini? në kryeqytet. Ditën e sotme, në të njëjtën rrugë u ekzekutua edhe ish-oficeri Arben Bilali.

Dyshohet se tre kanë qenë autorët e atentatit të cilët të maskuar kanë hapur zjarr në drejtim të ish-oficerit. Ata janë larguar me shpejtësi në drejtim të "Unazës së Re" me një automjet tip "Mercedes Benz S" me targa të huaja. Kamera e një biznesi aty pranë dyshohet se ka filmuar momentin e atentatit. Policia ka sekuestruar pamjet filmike dhe po i këqyr për të parë nëse janë fiksuar pamjet e ekzekutimit të ish-oficerit. Policia po heton pistën e hakmarrjes. Kjo pasi Bilali ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Tiranë. Konflikte të nisura në vitet 1994 dhe 1997. Arben Bilali ka qenë punonjës policie te komisariati nr.2 në kryeqytet dhe në repartin e FNSH-së.

Recommended