Atentat ndaj dy vellezerve Bilali

  • 5 years ago
Një atentat me dy të vdekur ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e zooteknikës, në lagjen Guerile.

Viktimat janë dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, 59 dhe 61 vjeç. Ata u qëlluan me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një automjet.

Dy vëllezërit u vranë pranë banesave të tyre. Ndërkohë, në afërsi të zonës së Livadheve autoritetet gjetën një automjet të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët.

Motivet e këtij ekzekutimi mafioz mbeten momentalisht të panjohura. Viktimat ishin bashkëpronarë të një resorti hipizmi, ndërsa Astrit Bilali, është babai i Asmer Bilalit, ish-boksierit të arrestuar nga policia si pjesë e grupit "Bajri".

Recommended