Vriten dy persona ne nje atentat ne Vlore

  • 5 years ago
Vlora është tronditur nga një ngarje e rëndë mesditën e kësaj të diele. Dy të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një atentati të ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë. Tre persona po udhëtonin në një makine kur janë gjetur nën bresherinë e armeve. Si pasojë kane mbetur të vdekur në vend Arjan Hasani dhe Orest Hoxha, ndërsa Armando Sulejmani është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njëri prej viktimave ka mundur të dalë nga makina por plumbave nuk u ka shpëtuar, viktima tjetër është gjetur në mjetin Volksëagen Passat në të cilin udhëtonin. Blutë kanë bërë rrethimin e zonës dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të krimit të cilët janë larguar me makinë nga vendi i krimit. Mjeti është gjetur i djegur në Babicë, aty ku kanë humbur edhe gjurmët e atentatorëve. Grupi hetimor ka marrë deshmitë e disa personave në zonën ku ndodhi ngjarja por deri tani dëshmitë e tyrë nuk kanë ndihmuar zbardhjen e saj.

Disa pista hetimore po ndjek policia dhe prokuroria e Vlorës. Ka dyshime se objektiv i atentatit të ketë qenë i plagosuri Armando Sulejmani i cili njihet edhe me nofkën ?Çipuri? . Ai ka qenë pjesëtar i bandës së Gaxhait dhe ka qenë i dënuar për vrasje, ndërsa është liruar 3 vite më parë. Njëra pistë është ajo e një hakmarrje të mundshme. Në 2016, 42-vjeçari mbeti i plagosur në një atentat organizuar ndaj tij në Vlorë. Megjithatë pista kryesore që po ndjek grupi hetimor është ajo e një larje hesapesh mes grupeve rivale ne Vlorë. Dyshohet se ngjarje e kësa të diele të ketë lidhje me atentate dhe vrasjet e ndodhura në qytetit bregdetar 2 vitet e fundit.

Tv Klan

Recommended