Atentat me armë zjarri drejt një makine në Vlorë, 2 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

  • 5 years ago
VLORE- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë, në lagjen Pavarësia. Nga të dhënat paraprake mësohet se është qëlluar me armë drejt një automjeti Audi A3 me targa AA 653 VC. Nga të shtënat janë plagosur dy persona. Mikel Nuraj, njëri nga të plagosurit ka marrë plumb në gjoks dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në sallën e operimit. Mësohet se vetëm në derën e pare të makinës janë mbi 5 plumba, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja plumbash. Personat e plagosur dyshohet se janë qëlluar nga dy persona që ndodheshin mbi një motor. Makina Audi A3 ishte në ecje në momentin e goditjes. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Recommended