Xing me Ermalin/ A eshte e vertete qe Grida Duma merr buke me vete?

  • 5 years ago
Ndryshe nga ç?jemi mësuar ta shikojmë në intervistat televizive teksa flet për politikë, sot politikania Grida Duma tregoi detaje për jetën jashtë saj.

E ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan, Duma tregoi se ajo merr bukë me vete nga shtëpia në zyrë. ?Nuk është çështja nëse kemi apo s?kemi para për të blerë një sandviç, është çështja që të përgatisësh diçka vetë dhe të mos shkatërrosh stomakun? sqaroi Duma.


Ermal Mamaqi: A është e vërtetë që ti merr bukë me vete?

Grida Duma: Po, është e vërtetë. Unë prindërit i kam prej 20 vitesh në New York dhe sa herë dëgjohemme nënën time më thotë: ?Merr bukë me vete sepse siç e bën ti nuk e bën askush dhe kur të dhemb stomaku ha pak?. Nuk është çështja nëse kemi apo s?kemi para për të blerë një sandviç, është çështja që të përgatisësh diçka vetë dhe të mos shkatërrosh stomakun sepse mund të dalë një punë dhe s?mund të ulesh diku për të ngrënë.

Ermal Mamaqi: Me çfarë e merr bukën?

Grida Duma: Shumë e thjeshtë. Unë përdor bukën e zezë, pak vaj ulliri, filadelfia sepse nuk e përdor gjalpin, pak djathë, vezë, domate. Këto janë produktet dhe janë për stomakun perfekte.

Ermal Mamaqi: Dhe keni një trup si të Grida Dumës?/tvklan.al

Recommended