Xing me Ermalin/ A eshte e vertete qe ti sa here qe ndahesh ben kenge

  • 5 years ago
Reperi Majk është ndër më të ndjekurit dhe më të preferuarit nga publiku. Këngët e tij përcjellin emocion dhe shpesh me humor i thonë se ?vajton? përmes këngëve të tij. E pikërisht kësaj pyetje këngëtari nuk i ka shpëtuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan. ?Kaq i lënduar je që i këndon këngët duke qarë??, pyeti Mamaqi ndërkohë reperi tha se tekstet e këngëve të tij inspirohen nga jeta e tij, nga ndarjet dhe nga njerëzit që e rrethojnë, ndaj edhe kanë emocion.
Ermal Mamaqi: Dikush ka bërë një batutë për ty, të kanë krahasuar me Taylor Swift dhe thonë ?Sa herë ndahet bën këngë?.
Majk: E njoh Taylor Swift si këngëtare, por nuk e di çfarë këngësh bën.
Ermal Mamaqi: A është e vërtetë që ti sa herë që ndahesh bën këngë?
Majk: Nganjëherë lidhem për tu ndarë që të nxjerrë një këngë.
Ermal Mamaqi: Kaq i lënduar je që i këndon këngët duke qarë?
Majk: Është çështje interpretimi, por nuk është se nuk vijnë nga diçka. Shumica e këngëve janë të inspiruara nga unë apo nga gjërat që më rrethojnë. Dua të jem origjinal, i sinqertë dhe ti jap shpirt këngës./tvklan.al

Recommended