Xing me Ermalin/ Jonida Vokshi tregon arsyen e vertete pse hoqi dore nga muzika
  • 5 years ago
Moderatorja Jonida Vokshi është padyshim një nga femrat më të njohura dhe me të komentuarat në shoëbizin shqiptar.
Mbrëmjen e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan nga ku foli për hapat e parë të saj në televizion. Ajo tregoi se fillimisht është bërë e njohur për publikun si këngëtare dhe më pas si moderatore. E pyetur nga drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi për arsyen se përse hoqi dorë nga muzika, moderatorja tha me humor se la muzikën pasi njohu Elvana Gjatën.
Ermal Mamaqi: Jonida përpara se të fillonte të modelonte në emisione ka filluar karrierën si këngëtare.
Jonida Vokshi: Në fakt, hapat e parë për t?u marrë me televizion kanë filluar herët, që kur unë kam qenë e vogël. Kënga ishte një dëshirë më shumë se sa një nismë e një rrugëtimi që unë mendoja ta vazhdoja. Duke pasur një baba muzikant në shtëpi, muzika ka qenë e pranishme në familjen time. Unë doja thjeshtë të kisha një kujtim dhe bëra mirë që e bëra në atë moshë sepse nuk do ta bëja më.
Ermal Mamaqi: E morëm vesh tani që ti e le muzikën?
Jonida Vokshi: E lash muzikën sepse njoha Elvana Gjatën dhe ia lash asaj.
Ermal Mamaqi: Nuk e di e dini apo jo, por Jonida Vokshi është shoqe e ngushtë me Elvana Gjatën, e ka si motër.
Jonida Vokshi: Ja dhe një gjë e re./tvklan.al
Recommended