Jonida Vokshi rrefen emocionet qe ka perjetuar gjate lindjes se vajzes: Kisha frike...
  • 3 years ago
Në emisionin Rudina në Tv Klan ka qenë e ftuar aktorja e njohur Jonida Vokshi e cila po ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Prishtinës. Ajo ka dalë për herë të parë në ekrani pasi është bërë nënë e një vajzë tre muaj më parë. Gjatë emisionit, Jonida ka treguar se karantinën dhe muajt e fundit të shtatzënisë i ka kaluar në Prishtinë, pranë bashkëshortit të saj Besnikut, por mendjen e kishte tek prindërit që ndodheshin në Tiranë.
Jonida ka folur edhe për momentin kur asaj i duheshe të lindte, ku ndodhej dhe ndjesit e para që ka përjetuar.
Rudina Magjistari: Si ndjeve kur linde?
Jonida Vokshi: Unë jam kthyer nga Prishtina në muajin e 9-të. Kam mbajtur kontakte me doktoreshën time e cila më tha që të isha në Tiranë gjatë muajit të 9-të. Dukeshe sikur Emi nuk dëshironte të lindte. Kam qenë me Besnikun duke shijuar një gotë verë. Ishte ora 12 e natën kur më filluan shqetësimet e vogla. Kaloi ora 1:00, kontraksionet po shtoheshin dhe fola me doktoreshën e shkova në spital për t?u përgatitur.
Në orën 12 e 30 paradite erdhi në jetë Emi. Është kontakti i parë që ta japin në trup dhe ti qan që e sollë shëndoshë e mirë. Unë kisha frikë sepse dëshiroja që e vogla të vinte e shëndetshme në jetë.
Rudina Magjistari: Si ndiheshe?
Jonida Vokshi: Nuk e shpjegoj dot njësoj, është shumë e çuditshme se si ti mendon 1001 gjëra në moment. Kur e pashë Emin, mu duk gjëja më e bukur në jetë. Është edhe frika, është e pabesuesshme që ti sa je bërë mami të shoqëron ndjesia si do e ketë jetën, çfarë do ndodhë me të. /tvklan.al

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.#klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended