Xing me Ermalin/ Kejvina braktis “Xing me Ermalin”

  • 5 years ago
Prej ditësh tashmë lajmi se Kejvina Kthella do të largohet nga emisioni ?Xing me Ermalin? është vënë në qendër të mediave. Por largimin e saj e ka konfirmuar mbrëmjen e sotme edhe drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi.

Ai tha se sot është puntata e fundit që Kejvina do të jetë në emision si e punësuar. Kejvina Kthella ka qenë pjesë e ?Xing me Ermalin? në Tv Klan që prej Tetorit të vitit 2017, ku ka bërë ?pyetjet me spec? për të gjithë të ftuarit.

Ermal Mamaqi: Sot ka diçka që më gërryen nga brenda dhe e ndjej si dhimbje shpirtërore edhe fizike. Është një dhimbje që mund të krahasohet me atë të lindjes së një fëmije. Tragjedia ka ndodhur dhe ka goditur rrënjët e emisionit tonë. Kejvina janë të vërteta ato që thuhen lart e poshtë, që ti do ikësh në Itali?

Kejvina Kthella: Po unë kam ikur gjithmonë në Itali?

Ermal Mamaqi: Po, por që nuk do të kthehesh më në ?Xing?.

Kejvina Kthella: Po të iki një herë, pastaj shohim.

Ermal Mamaqi: Qenka e vërtetë?

Kejvina Kthella: Edhe unë duhet të ndjek ëndrrat e mia.

Ermal Mamaqi: Unë të kam rritur me këto duar, nuk më besohet që do ikësh dhe s?do jesh më mes nesh. Sot është hera e fundit që ne do ta kemi Kejvinën në emision si të punësuar sepse si e ftuar do jetë herë pas here. E sigurt që do ikësh?

Kejvina Kthella: Po e sigurt./tvklan.al

Recommended