Makina fluturon ne ajer, merr perpara 11 automjete te tjera
  • 5 years ago
Aksident i frikshëm në rrugën Transballkanike në Vlorë. Një automjet tip ?Benz? me targa AA 272 RB ka dalë nga rruga duke u përplasur me disa automjete të tjera të parkuara në zonë. Në aksident janë përfshirë rreth 11 automjete, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi, Kreshnik Lilaj.

Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur automjeti në lëvizje merr para makinat e parkuara. Siç mund të shihet, makina rrotullohet disa herë dhe shoferi ka shpëtuar për mrekulli.

Kreshnik Lilaj është Drejtor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë dhe në momentin e aksidentit dyshohet se ishte nën efektin e pijeve alkoolike.
Recommended