Report TV -Makina luksoze ''fluturon'' në mes të Shkodrës, nuk ka të lënduar
  • 5 years ago
Një makinë luksoze tip 'Volkswagen' ka humbur kontrollin duke u përmbysur. Sipas korrespodentit të Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja ngjarja ka ndodhur në mes të Shkodrës, afër Poliklinikës dhe shkaku ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit i cili ka përplasur dhe një mjet tip Benz gjatë përmbysjes.

Ndërkohë nuk raportohet për asnjë të lënduar nga aksidenti i cili ka bllokuar qarkullimin në rrugën e Poliklinikës në shkodër.
Recommended