Report TV - Drejtori i Mjedisit 'fluturon' në ajër me 'Benz' dhe përplas 11 makina të parkuara
  • 5 years ago
VLORË- 11 automjete të parkuara janë përplasur nga një makinë në rrugën Transballkanike në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnatës së të mërkurës kur automjeti tip "Benz" me targa AA 272 RB ka humbur kontrollin ka përplasur makinat e tjera.

Siç duket edhe nga pamjet e sigururuara nga Report Tv automjeti vjen me shpejtësi dhe pasi has në një pengesë në rrugë, ka fluturuar në ajër. Më pas automjeti tip "Benz" ka marrë përpara makinat e tjera duke u shkaktuar dëmtime të shumta. Shkak për aksidentin e pazakontë dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Nga aksidenti mbeti i plagosur drejtuesi i automjetit tip 'Benz', Kershnik Lilaj, i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës. Mësohet se Kreshnik Lilaj është drejtor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit. Edhe pse aksidenti ka qenë i frikshëm, Lilaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Recommended