Pamjet e renda te aksidentit, polici "fluturon" ne ajer nga perplasja
  • 4 years ago
Këto janë pamjet e rënda të përplasjes së punonjësit të Policisë Rrugore këtë të hënë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:00 në autostradën Durrës-Tiranë.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga gazetarja Aida Topalli, përplasja ka qenë shumë e rëndë për efektivin e Policisë Rrugore, i cili ka ?fluturuar? disa metra në ajër për shkak të goditjes.

Efektivi me iniciale R.Q. në momentin e aksidentit kishte ndaluar një mjet BMW X5, ndaj të cilit po kryente verifikimet dhe veprimet policore për shkak se e kishte konstatuar duke qarkulluar pa vendosur targat në vendin e caktuar.

Ai është përplasur nga një mjet që drejtohej nga një 20-vjeçar. I riu humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë goditi mjetin e parkuar dhe policin.

Efektivi i policisë u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë në komisariat janë dërguar të dy shoferët e makinave që u përfshinë në aksident./tvklan.al

*Qytetarët duhet të bëjnë kujdes në drejtimin e mjetit në mënyrë që të mos bëhen shkak i aksidenteve të tilla.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended