Katër aksidente brenda pak orësh, Ora News sjell aksidentin në Kamzë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një aksident është shënuar tek kthesa e Kamzës mëngjesin e sotëm tek Kthesa e Kamzës në Tiranë. Rreth orës 07:30- 08:00 automjeti ka përplasur një kalimtare të moshës 53 vjeçe. Drejtuesi i mjetit ka ndaluar dhe ka ndihmuar gruan për ta dërguar në spital për ti dhënë ndihmën e shpejtë. Fatmirësisht 53 vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Veprimet hetimore do të zbardhin shkakun e aksidentit, pamjet e të cilit mbërritën në redaksinë e Ora News.

Ky është aksidenti i katërt që është shënuar gjatë ditës së sotme.

Në Maliq makina doli nga ura duke rënë në lumin Devoll. Për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit vetëm 24 vjeç.

Ndërkohë në Gjirokastër një 52 vjeçar në gjëndje të dehur ka ka goditur shtetasen L.G, 49 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat. Aksidenti u shënua në aksin rrugor Gjirokastër?Kordhocë, në vendin e quajtur ?N.SH.N?.

"B. Ç, 52 vjeç, banues në Gjirokastër ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.11 mg/l.

Gruaja pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim më të specializuar, ndërsa 52 vjeçari është arrestuar.

Ndersa në rrugën Elbasan-Cërrik, në fshatin Kuqan, shtetasi S.L., 46 vjeç, banues në Gramsh, duke drejtuar mjetin tip "Iveko"me targa AA 449 NU, ka aksidentuar fëmijën e mitur K.T., 6 vjeç, banues në fshatin Hysgjokaj. Fatmirësisht i vogli është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisaritain e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kater-aksidente-brenda-pak-oresh-ora-news-sjell-aksidentin-ne-kamze

Recommended