Ora News – Dy aksidente brenda pak minutave, katër të plagosur

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident i rëndë u shenua në orët e drekes së të martes në segmentin rrugor Shkoder ? Koplik, në fshatin Shtoj i ri. Furgoni i pasagjereve që drejtohej nga shtetasi  Idriz Mexhvelaj u përplas me një automjet tip Opel me targa Italiane DC 427 NT i drejtuar nga Pal Gjolaj.

Për pasojë mbeten të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa lendime të lehta moren edhe dy prej pasagjereve që ndodheshin në furgonin e udhetareve, përkatësisht F. dhe A Hoti. Të lënduarit u dërguan në spitalin rajonalë të Shkodres ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rreziku për jetën, ndonëse plagë më të shumta kanë dy shoferet e mjeteve.

Policia dhe grupi i ekspertizës të cilët mbërritën në vendgjarje, nisen hetimet mbi shkaqet e këtij aksidenti, që fatmirësisht u mbyll pa viktima.

Të dhënat e para flasin për mos respektim të rregullave të qarkullimit, që ka ndikuar në përplasjen e fuqishme të dy mjeteve, duke bërë që furgoni të përfundojë në kanalin anësor të rrugës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/furgoni-i-pasagjereve-perplaset-me-nje-makine-disa-te-plagosur/

Recommended