Dy viktima e tete te plagosur ne aksidente - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksidentet rrugore shwnuan njw tjetwr bilanc tragjik orwt e fundit.Një i moshuar humbi jetën mesditën e kësaj të hëne në aksin peqin-elbasan. Ai ishte duke lëvizur me motoçikletë në afërsi të fshati gjocaj kur u përplas nga një makinë tip benz.Nga goditja e fortë, I moshuari humbi jetën në vend. Aksident me vdekje u regjistrua orwt e para të mëngjesit edhe në rrugwn Shkodër - Hani hotit. Viktimë mbeti një 27 vjeçare, ndërsa u plagos bashkëshorti i saj. Ata po udhëtonin me makinën e tyre, në momentin që humbën kontrollin dhe u përplasën me pjesën anësore të rrugës. Tre persona mbeten po ashtu te plagosur ne nje aksident në aksin rrugor dimal-lushnje. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit poshnje, ku një furgon mallrash u përmbys në rrugë e për pasojë përplasi dy të moshuar që po lëviznin me biçikletë.nga goditja ata moren plagë të shumta në trup dhe u transportuan në gjendje të rëndë drejt spitalit të beratit. i lenduar mbeti gjithashtu edhe drejtuesi i furgonit. Më herët tre persona mbetën të plagosur në një aksident qe ndodhi në sarandë. një autoambulancë u përplas me një makinë tip bmv. pervec dy drejtuesve te mjeteve e plagosur mbeti edhe infermierja qe ndodhej ne autoambulance. Ndërsa gjatë orëve të vona të mbrëmjes një këbësor u përplas nga një makinë në afërsi të fshatit daullas në Fier.
Recommended