Ora News - Dy vrasje brenda 24 orësh në Mamurras

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 27-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 04:30, në afërsi të xhamisë së qytetit, dhe sipas policisë viktima është Indrit Pepa (në foto).

I riu u qëllua me breshëri automatiku ndërsa po hynte në banesën e tij, duke mbetur i plagosur rëndë.

27-vjeçari është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë, pasi nuk mundi t'ju mbijetojë plagëve të marra në disa pjëse të trupit.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes.Ai është shtetasit Azis Markolaj 49 vjeç, banues në Mamurras, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Vrasja dyshohet për hakmarrje, viktima plagosi autorin 6 vite më parë

Nga hetimet paraprake, dyshohet se i riu është ekzekutuar për hakmarrje, pasi 6 vite më parë ai kishte plagosur 49 vjeçarin në Mamurras.

Viktima Indrit Pepa mësohet se jetonte jashtë vendit dhe prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa familja e tij qëndronte e ngujuar prej 6 vitesh, kohë kur kishte ndodhur dhe plagosja.

Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar gazhojat e armes të gjetura në vendin e ngjarjes, ndërsa në polici janë shoqëruar disa përsona të cilet po merren në pyetje rreth ngjarjes.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mamurras-vritet-me-arme-zjarri-i-riu

Recommended