Ora News - Sherr midis të rinjve në Mamurras, vdes 14 vjeçari
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 14 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me thikë pas një sherri midis të rinjve në zonën e Mamurrasit.

Adoleshenti u plagos fillimisht rëndë, duke ndërruar jetë në spital.

Viktima është i riu me Adriel Sala, ndërsa autori është arrestuar nga policia, një 15 vjeçar me iniciale A.Xh.

Policia sqaron se ngjarja ndodhi pas një zënke midis disa dy të rinjve që ka përfunduar me përdorimin e thikës.

Policia po heton për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 20:34, është marrë njoftim se në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A.Xh. 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka goditur me mjet prerës ( dyshohet thikë) shtetasin e mitur A.S. 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sherr-midis-te-rinjve-ne-mamurras-vdes-13-vjecari
Recommended