Ora News - Katër makina digjen brenda 24 orësh, në Tiranë, Korçë e Vlorë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Katër makina janë përfshirë nga flakët brenda ditës së sotme, 3 shtator 2018. Dy makina janë djegur në Vlorë, një në Korçë dhe tjetra në Tiranë.

Digjet makina ne Tirane

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15, në rrugën ?Arkitekt Kasemi?. Mjeti tip ?Benz? me drejtues shtetasin A. D., u përfshi nga flakët në lëvizje e sipër. Fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.

"Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit" informoi policia e Tiranës

Digjet makina ne Korce

Njët tjetër makinë është përfshirë nga flakët në Qafë Thanë rreth orës 14: 20 minuta të ditës së sotme.

Gazetarja e emisionit BOOM në Ora News, Alketa Çeku, siguroi pamjet ekskluzive të saj ndërsa një zjarrfikëse ishte nisur drejt saj për të shuar flakët.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer ka arritur të dalë nga makina.

Ne Vlore digjen 2 makina

Ndërkohë në Vlorë u dogjën dy makina. Për një rast policia thotë se është aksidentale, ndërsa për tjetrën makinën e djegur në lagjen "24 Maji" policia dyshohet se është e qëllimshme dhe ka shoqëruar 6 persona.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/po-ndodh-makina-perfshihet-nga-flaket-ne-qafe-thane-ora-news-sjell-pamjet
Recommended