Ora News - “Sundimi i Gruas” korr sukses në Vlorë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Sundimi i Gruas?, komedia e kroatit Miro Gavran u ngjit në skenën e teatrit "Petro Marko" në Vlorë, ku u shoqërua gjatë gjithë kohës me duartrokitjen e publikut.

Ngjarjet zhvillohen brenda një shtëpie, ku një grua në moshë të mesme e martuar me burrin e saj të dytë, përjeton tmerrin e rikthimit nga burgu të ish- bashkëshortit.

Ky i fundit pasi doli i pafajshëm dhe në mungesë të një strehe, shkon të jetojë në banesën e ish-gruas dhe bashkëshortit të saj të ri.

Por kjo situatë bëhet e papërballueshme për gruan, ndërkohë që dy burrat bëhen miq.

Regjisorja kosovare, Marigona Ferati, tregon emocionet pas shfaqjes.

Ferati: Publiku e dha vlerësimin e duhur, të gjithë ato duartrokitje që shpesh herë ndalnin dhe shfaqjen më bënë të ndihem shumë mirë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sundimi-i-gruas-korr-sukses-ne-vlore
Recommended