Ora News - “Kam menduar vetëvrasjen”, historia e trishtë e gruas 23 vite të dhunuar
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

23 vite më parë, kur vendosi të lidhte kurorë, Arjana as që mund ta mendonte se po martohej me njeriun që do ia kthente çdo ditë të jetës në makth e frikë.

"23 vite të martesës time, ka ditë gëzimesh dhe ditë ferri. Pinte, më rrihte, punonte, lekët i prishte. Më fuste në borxhe edhe në lokale. Më ka rrahur në sy të gocës së madhe dhe ajo është zënë me të atin. Pse e rreh mamin se ajo është e sëmurë".

Burri me të cilin u dashurua shumë shpejt krijoi varësi nga alkoli dhe nën efektin e tij nuk kursente dhunën ndaj bashkëshortes, shpesh edhe në prani të fëmijëve.

"Ndihem shumë keq, nuk më zë gjumi natën, kam frikë, jam shumë e shkatërruar nga trutë e kokës. Kam nevojë për psikologë patjetër."

E gjendur mes dhunës, asaj fizike dhe psikologjike, në jo pak raste 49 vjeçarja nga Tirana ka menduar si shpëtim nga vuajtjet vetëvrasjen.

"Nja dy herë po e kam bërë. Por nuk më lë fëmija, të lutem o mami mos me kë do më lësh ti mua, më thotë vajza".

Jetën e vështirë nuk mund t`ua rrëfente as familjarëve pasi këta të fundit nuk i kanë ofruar mbështetje madje e inkurajonin të qëndronte me dhunuesin. Iu deshën vite të mbyllte sytë ndaj paragjykimeve dhe frikës për të marrë guximin për të denoncuar bashkëshortin.

"Më erdhi atje ku nuk mban më, "dru" çdo natë. U detyrova dhe lajmërova policinë".

Gazetarja: Përse keni pritur kaq gjatë për ta denoncuar në polici?

"Për hir të fëmijëve dhe është turp në familje".

Sot ai ndodhet pas hekurave, por Arjana i ka të pakta shpresat se qelia mund ta ketë ndryshuar e megjithatë për hatër të fëmijëve thotë se do t`i japë një tjetër mundësi.

"Nëqoftëse ai kthehet dhe të më kërkojë falje tek burgu dhe tek Gjykata, do të vazhdojmë jetën prapë. Nëqoftëse ai e ka prapë mendjen për atë punë, tek rakia, unë do ndahem prej atij".

Historia e Arjanës 49 vjeçare, është historia e mijëra grave shqiptare. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit rezulton se vetëm përgjatë vitit të shkuar janë dhunuar mbi 3 mijë e 700 vajza e gra ndërsa19 prej tyre kanë humbur jetën.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kam-menduar-vetevrasjen-historia-e-trishte-e-gruas-23-vite-te-dhunuar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended