Ora News - Kapet sasia më e madhe e heroinës në Itali

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi rekord heroine, nga më të mëdhajat e 20 viteve të fundit është sekuestruar në Portin e Xhenovas në Itali.

Operacioni i Antimafias italiane në bashkëpumin me policinë doganore dhe drejtorinë e antidrogës ka çuar në kapjen e 270 kg heroinë, fshehur në konteinerat që udhëtonin nga Irani drejt portit të Xhenovas.

Policia italiane pas zbulimit të sasisë së drogës, ka nisur operacionin e zbardhjes së përgjegjësve të organizimit e trafikimit të kësaj sasie të madhe heroine.

Falë bashkëpunimit me shërbimin ndërkombëtar policor dhe me Eurojust, policia italiane ka organizuar e kontrolluar çdo lëvizje të drogës deri në dorëzimin e parë të heroinës bërë jashtë territorit italian.

Në këtë operacion antidrogë u përfshinë 5 shtete.

Koordimimi i punës mes autoritetet gjyqësore të Italisë, Zvicrës, Hollandës, Belgjikës e Francës. çoi në arrestimin e 2 personave në Hollandë.

Gjatë ditës pritet të zbardhen më shumë detaje mbi këtë sekuestrim rekord heroine.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kapet-sasia-me-e-madhe-e-heroines-ne-itali

Recommended