Kapet poseduesi i kanabisit dhe heroinës në Berat

  • 6 years ago
Policia e Beratit ka mundur të arrestojë poseduesin e një sasi narkotike të sekuestruar rreth një javë më parë në këtë qytet. Ai është Landi Bixheku 47 vjeç, i cili ishte shpallir në kërkim pas sekuestrimit të sasisë prej 441 kg kanabis çokollatë dhe 2.5 kg heroinë. Uniformat blu kishin sekuestruar gjithashtu edhe një sasi të vogël kokaine, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 granata difensive.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ?Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike?, ?Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake?.

Recommended