Report Tv-Nis rikonstruksioni i godinës në Mengël, banorët dërgojnë fëmijët në shkollë
  • 6 years ago
Banorët e fshatit Mengël në Elbasan, kanë dërguar pas 3 javësh bojkot fëmijët e tyre në shkollë. Banorët kanë pranuar të dërgojnë fëmijët në shkollë, pas nisjes së rikonstruksionit në shkollën e këtij fshati.

Banorët janë shprehur për Report Tv, se do të presin 3 javë dhe nëse shkolla nuk do të hapet, atëherë ata do të ngrihen sërish në protestë.

?Tri javë afat, nëse nuk hapet shkolla këtu në Mengël, nuk do t?i dërgojmë fëmijët në shkollë. Do ngrihemi në protestë përsëri. Dy javë ishte afati, e bëmë tri javë. Ne duam vetëm shkollën. Nëse jo, do ketë proteesta edhe më të fuqishme. Na qëlloi policia nga këmbët. U zhgënjyem nga policia dje. Fëmijët u tmerruan. Si mund të merret një fëmijë 10-vjeçar me forcë. 4 fëmijë u dërguan në spital dhe tek psikologu. Nuk kemi provokuar njeri. I keni të gjitha filmimet. Shikoni kush shtyn, policia apo ne. duke parë gocat e mia të tmerruara, çfarë mendoni ju se do bëja? Goca ime u tmerrua, gjithë natën pa gjumë. Kemi patur shqetësime gjatë natës. ?-kanë thënë banorët për Report Tv.

Më herët, deputeti Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini kanë inspektuar punimet në këtë shkollë dhe kanë premtuar se punimet do të përfundojnë brenda 2 javësh.
Recommended