Nis rikonstruksioni i shkolles se Mengelit

  • 6 years ago
Nga kjo e mërkurë ka nisur puna për rikonstruksionin e shkollës së fshatit Mengël në Elbasan. Bashkia akordoi rreth 7 milionë lekë të vjetra për ndërhyrje të rëndësishme dhe punimet do të përfundojnë brenda dy javëve. Nxënësit e kësaj shkolle kanë vijuar sot procesin mësimor në shkollat e qytetit të Elbasanit.

Amortizimi i godinës zyrtarisht ishte bërë i ditur për autoritetet lokale që në 2011 nga drejtoresha e shkollës. Tv Klan ka siguruar korrespondencën ndër vite të institucioneve deri në maj të 2017, kur një goditje e fortë tërmeti e rëndoi edhe më keq situatën. Pavarësisht kësaj, kryebashkiaku Qazim Sejdini i kërkon Drejtorisë Arsimore të Elbasanit të vazhdojnë mësimin.

Prindërit mohojnë që protesta të ketë prapavijë politike. Ata akuzojnë policinë se ushtroi dhunë ndaj fëmijëve, gjë që mohohet nga policia.

Për dhunë ndaj fëmijëve policia është akuzuar dhe nga Partia Demokratike. Ndërkohë që polica ka lajmëruar nisjen e një kallëzimi penal për deputetin Luçiano Boçi, që sipas saj ka shtyrë të mitur në krim, ka organizuar një proteste të paligjshme dhe ka kundërshtuar punonjës të policisë.

Tv Klan

Recommended