Report TV - Nis viti i ri shkollor, 480 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës, ndalohen celularët

  • 6 years ago
SHQIPËRI- Mëngjesin e kësaj të hëne nis viti i ri shkollor për sistemin parauniversitar në të gjithë vendin. 480 mijë nxënës pritet të ulen sot në bankat e shkollës, ndërkohë që nga të dhënat e Ministrisë së Arsimit rezulton se rreth 32 mijë nxënës do të shkojnë sot për herë të parë në shkollë, dhe do të nisin klasën e parë.

Ky vit shkollor do të ketë dy risi në arsimin parauniversitar: Ndalimin e celularëve dhe librat falas. Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi në muajin gusht të këtij viti të ndalonte përdorimin e celularëve në të gjitha shkollat, ndërkohë që këtij urdhëri i ka paraprirë vendimi i qeverisë shqiptare për të shpërndarë librat falas.

Këto janë dy sfidat e para me të cilat do të përballen mësuesit dhe stafet e drejtorive arsimore nëpër rrethe.

Report Tv dhe ?Shqiptarja.com? iu urojnë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor.

Recommended