Ora News - Plaçkat u kanë mbetur në oborr, banorët e godinës 15 te Qytet Studenti kërkojnë strehë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Godinat 15, 18 dhe 19 në Qytetin Studenti, banorë të së cilave nuk janë studentë por familjarë që kanë gjetur strehë në to kundrejt qirasë ndaj shtetit prej 1991 do të shemben.

Ndërtesat janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe grupi i ekspertëve gjatë kontrollit të tyre ka konstatuar se kanë dëme të konsiderueshme në strukturë dhe do të shemben.

Një ditë më parë këshilli bashkiak miratoi bonusin e qirasë për një vit për banorët e godinës 15. Por vetë këta të fundit janë ende të paqartë.

Rrobat, mobiliet dhe elektroshtëpiaket, ato çfarë kanë mundur të nxjerrin, u kanë mbetur në oborrin e godinës ndërsa moti nuk duket aspak premtues.

Disa i kanë çuar edhe te të afërmit përkohësisht.

"Jam dakord që banesa mund të jetë e pabanueshme, por mënyra si erdhi policia dhe bashkia është shumë brutale. Nuk na kanë paralajmëruar përpara që të lirojmë banesat. Nuk na kanë adresuar akoma se ku do të shkojmë. Ne kërkojmë qoftë edhe një dhomë, strehim, të fusim kokën diku.

Ku ta shohin të arsyeshme Erion Veliaj, Edi Rama ta vërë dorën në zemër. Qiranë mirë që e japin, por pas një viti jam sërish në rrugë të madhe. Faleminderit prej bashkisë edhe për bonusin e qirasë.Dollapi më ka mbetur brenda, nuk e nxjerrin policët se thonë është shembur. Policët e bashkisë e shembën vetë këtë pjesë të godinës që të mos futen banorët për të nxjerrë asgjë".

"Kam banuar në kat të dy 15 vjet në godinën 15 në Qytet Studenti. Ja kam paguar qiranë muaj për muaj. As shkau në Kosovë nuk ka bërë atë që ka bërë shteti te ne dje. Si lirohet godina për një orë?Jam në qiell të hapur, vetë e treta me djalë dhe vajzë. Rrobat e mia kanë përfunduar në garazhin e një shoku të djalit".

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/plackat-u-kane-mbetur-ne-oborr-banoret-e-godines-15-te-qytet-studenti-kerkojne-strehe

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended