Report TV - E shembi IKMT te Liqeni i Thatë, inertet e godinës rrezik për fëmijët

  • 6 years ago
Një godinë dy katëshe te Liqeni i Thatë në Tiranë, e cila është prishur nga IKMT që në muajin shkurt të këtij viti, është kthyer në rrezik për fëmijët e zonës. Kjo pasi Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Mjedisit ka prishur banesën, por nuk ka larguar prej aty mbetjet inerte.

Kjo bën që fëmijët të shkojnë për të luajtur aty, pasi ndërtesa as nuk është e rrethuer dhe rrezikojnë të bien në liqen.

Banorët e zonës thonë se disa herë kanë kërkuar ndihme nga institucionet, që ose të largojë inertet, ose ta rrrethojë zonën, në mënyrë që fëmijët të mos shkojnë aty për të lujatur.

Recommended