Ora News - Dhunimi i Xhisiela Malokut, arrestohet djali i deputetit pas përgjimit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krujës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Rexhep Rajën, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Raja, masë e cila është ekzekutuar nga policia.

I riu akuzohet se ka dhunuar 25 vjeçaren Xhisiela Maloku, duke i djegur cigare në trup si dhe duke e goditur me qytën e pistoletës.

Kërkesa për caktimin e masës është dorëzuar dje në gjykatë nga prokuroria e Krujës, ndërsa gjykata e shqyrtoi sot (30 shtator) kërkesën, duke caktuar masën e sigurisë.

Shkak për dorëzimin e kërkesës në gjykatë është bërë një përgjim ambiental i djalit të deputetit

Prokuroria thotë se në përgjimin ambiental të bërë ditët e fundit, Rexhep Rraja flet për dhunën ndaj Xhisiela Malokut.

Arrestimi i tij vjen pas disa ditësh që kurse shpërtheu skandali i denoncuar në media nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit. Oficeri ka deklaruar se ishte kërcënuar në komisariatin e Policisë së Krujës për të mos hetuar djalin e deputetit, ndërsa atje kishte shkuar edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrest-me-burg-djalin-e-deputetit-socialist

Recommended