Ora News - Dhunimi i Xhisiela Malokut, Vokshi: Skenari i ri i Ramës dhe mbrojtja e kriminelit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi theksoi se kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk mori në mbrojtje vajza nga Fushë Kruja e dhunuar nga djali i deputetit socialist, por doli në krah të përdhunuesve dhe kriminelëve.

Sipas saj, Rama po përdor një skenar të ri dhe po bën gjithçka për të vajzën e dhunuar para gazetarëve në mbrojtje të kriminelëve.

Ajo shtoi se Edi Rama sulmoi nënkomisar Emiljano Nuhun, i certifikuar nga partnerët ndërkombëtare, me të njëjtën gjuhë prej banditi që sulmoi Dritan Zaganin në mbrojtje të Saimir Tahirit.

Deklarata e plotë e Vokshit:

Këto ditë kam marrë me qindra mesazhe nga nëna dhe vajza të reja të tronditura nga sjellja mafioze e shtetit me një vajzë të pambrojtur, të përdhunuar dhe të torturuar nga një kriminel me pushtet dhe i paprekshëm.

Mekanizmin mafioz të mbrojtjes së kriminelëve dhe të sulmit ndaj denoncuesve të krimit e konfirmoi vetë Edi Rama pas 4 ditëve heshtje mafioze.

Edi Rama zgjodhi të mbrojë publikisht horrat dhe përdhunuesit e grupit të tij parlamentar, duke mos treguar shenjën më të vogël të mbështetjes apo dhembshurisë njerëzore për vajzën e torturuar.

Ajo vazhdon të jetojë nën kërcënimin e bandës me pushtet, e cila ka garancinë e Edi Ramës për paprekshmëri.

Vajza e re dhe familja e saj nuk është marrë ende në mbrojtje, sepse asnjë hallkë e mekanizmit për parandalimin e dhunës ndaj grave e vajzave qëllimshëm nuk funksionon, sepse institucionet apo agjencitë e specializuara për ndihmë janë nën urdhrat e Kryeministrit, avokatit të kriminelëve.

Mediat raportojnë sot një skenar edhe më makabër. Vetë Rama po bën çdo përpjekje që ta shfaqë vajzën publikisht para gazetarëve për të shpëtuar kriminelët e veshur me pushtet.

Nëse deputetët nën akuzë publike Taulant Balla dhe Rrahman Rraja nuk do të kishin bekimin e kryeministrit, sot ata duhet të ishin jashtë parlamentit dhe do të ishin para drejtësisë; viktima do të ishte marrë nën mbrojtje dhe djali përdhunues i deputetit do të ishte në burg.

Edi Rama zgjodhi të qëndrojë në krah të kriminelëve dhe përdhunuesve brenda dhe jashtë grupit të tij parlamentar, duke sulmuar denoncuesin e kriminelevë të tij, nënkomisar Emiljano Nuhut, me të njëtën gjuhë prej banditi që sulmoi komisar Dritan Zaganin, kur denoncoi trafikun e drogës së Habilajve, me ndihmën e Saimir Tahirit.

Nënkomisari Emiljano Nuhu ishte një nga policët e rinj, i vlerëësuar nga të gjitha misionet e huaja në Shqipëri me të paktën 10 certifikata ndërkombëtare për profesionalizmin dhe ndërshmërinë e tij, që ka ndjekur këmba këmbës trafikantët e drogës dhe të armëve, me të cilët Edi Rama ndan pushtetin.

Edi Rama e ka provuar me rastin e komisarit Dritan Zaganit se sjellja si boss mafioz, me kercënim, shantazh dhe denigrim, e vonoi të vërtetën e përfshirjes së Saimir Tahirit në trafikun e drogës, por nuk e fshehu dot atë për shumë kohë!

Tani është momenti për ta ndalur këtë pushtet mafioz!

Nëse tolerojmë në heshtje,...

Recommended