Ora News - Atentati ndaj prokurorit Ndoj, arrestohet i afërmi i deputetit socialist Rrahman Rraja

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Katër ditë pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, në mbikalimin e Shkozetit, policia arrestoi Redjan Rrajën, i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ai dyshohet si një nga autorët e mundshëm të plagosjes me armë të prokurorit të Prokurorisë së Durrësit Arjan Ndoj, shoferit të tij Andi Maloku dhe Landi Muharremit ndodhur më 1 nëntor tek Mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

"Nga tërësia e provave të sekuestruara dhe bazuar në dyshimet e aryeshme u bë ekzekutimi i urdhër-ndalimit të lëshuar nga Prokurori i Krimeve të Rënda për shtetasin R. Rr, 34 vjeç, lindur e banues në fshatin Nikël, Fushë-Krujë, i dyshuar si një nga autorët e mundshëm të plagosjes me armë të prokurorit dhe dy shtetasve të tjerë.

Mësohet se shoqërimi i tij është bërë mesditen e djeshme dhe ditën e sotme i është prerë fleta e arrestit.

"Ka dyshime të forta që është përfshirë në atentat. Është marrë në pyetje dhe po mbahet në drejtorinë e policisë së Tiranë. Ai është ndaluar duke tentuar të largohet nga Shqipëria" raportoi gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.

Në vijim pritet të ketë një komunikim nga ana e policisë.

Arrestimi erdhi pas kontrolleve të ushtruara gjatë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme në banesat e Krujës të Durrësit dhe të Tiranës, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Policia bën me dije se u lejua kontrolli i banesave të 11 shtetasve me banim në Krujë dhe të katër shtetasve me banim në Tiranë dhe në Lushnjë.

Burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar dhjetëra persona të cilët po merren në pyetje në policinë e Durrësit dhe Tiranës.

"Rrahja është person me precedent penal, ka qenë edhe i proceduar për ngarjen në ish-Bllok ku u vra Elton Çiço. Nga informacionet që kam, është drejt zbardhjes ngjarja dhe motivi. Janë piketuar atentatorët" raporton gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Në atentatin me armë zjarri ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, mbeti i plagosur ai vetë, shoferi Andi Maloku dhe Landi Muharremi.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/atentati-ndaj-prokurorit-ndoj-arrestohet-nipi-i-deputetit-socialist

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended