Ora News – Dhunimi i administratorit të Tominit, arrestohet një nga autorët

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia ka vënë në pranga 43 vjecarin Qazim Muda, i dyshuar si një nga autorët e dhunimit të administratorit të Njësisë Administrative Tomin, Nuri Meda.
Ndërsa ka shpallur në kërkim personi i dytë 34 vjecari Dritan Selishta. Zyrtarisht bëhet me dije se të dy të dyshuarit janë autorët e goditjes për shkak të detyrës të 58 vjeçarit Meda.
Policia informon: Këta dy shtetas dyshohet se më datë 08.09.2016, në fshatin Pilafe, për shkak të detyrës, kanë goditur me grushta e shkelma shtetasin Nuri Meda, 58 vjeç, administrator i Njësisë Administrative Tomin.
Ndërkohë vete 58 vjeçari Nuri Meda, tregoi për Ora News versionin e tij për ngjarjen. Ai mohon akuzat e PD se po shpërndante lekë për vota. Sipas tij, kreu i PS-së e kishte sinjalizuar se në fshatin Pilafe një grup njerëzish të PD-së po shpërndanin lekë dhe i kishte kërkuar ta verifikonte vetë si dhe të njoftonte policinë.
Nuri Meda: Erdhi Tan Selishta me një grup prej 30 vetash.Pashë se erdhën për të më goditur, Tani ishte i pari.I kam bërë thirrje 2-3 herë, mos Tan se jemi bashkëfshatarë dhe miq shtëpie.I thashë mos bëj gabim të moë goditësh. Në këtë moment më rrethuan grupi i vet, nuk kam parë gjë tjetër, vetëm Tanin kur më ka goditur tek syri i majtë mbi 3-4 herë.Se më kapën duart ata të tjerët dhe u rrëzuam përtokë.Kur u rrëzuam përtokë nga turma, më ka kafshuar gishtin,e kam shumë keq. Patsaj më hipën njerëzit në shpinë dhe nuk kam parë gjë tjetër, kam rënë pa ndjenja.Kaq është ngjarja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dhunimi-i-administratorit-te-tominit-arrestohet-nje-nga-autoret/

Recommended