Emigrantët “peng” në Itali, BE: Nuk mund të shkojnë në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Europian nuk lejon që 20 refugjatët eritreas të vijnë në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Europian gjatë një konference para mediave.



"Asnjë emigrant nuk mund të transferohet nga Italia drejt Shqipërisë pa vullnetin e tyre të lire. Transferimi i emigrantëve duhet të bëhet në bazë të normativës europiane mbi të drejtën e azilkërkuesve e që duhet respektuar nga çdo vend anëtar i BE-së."

 

Por Ministri i Brendshëm Italian Matteo Salvini ka reaguar, duke deklaruar se nuk i takon Bashkimit Europian të flasë për këtë çështje, pasi BE-ja nuk ndërmori asnjë hap për zgjidhjen e problemit të refugjatëve në anijen Dicciotti.



"Në Europë nuk lëvizin asnjë gisht për të pranuar emigrantët, por indinjohen nëse shkojnë në Shqipëri, pasi duhet konsensusi i tyre, Po ku jemi në një shtëpi pushimi???? Çmenduri."



40 emigrantët e tjerë të anijes "Diciotti" vazhdojnë të qëndrojnë në qendrën e identifikimit të emigrantëve në Katania, ku gjysma do të nisen drejt Shqipërisë dhe pjesa tjetër drejt Irlandës.
Recommended