Meta: Në Shqipëri s’mund të pastrohen paratë e krimit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë të gjatë për të përditshmen greke ?Kathimerini?.Kreu i shtetit e ka shfrytëzuar këtë prononcim për mediat greke për të sulmuar kryeministrin Rama. Ai thotë se Shqipëria po bën hapa pas në drejtim të sundimit të ligjit. Sipas Presidentit, Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese.I pyetur nga gazetari grek se kush është përgjegjës për situatën e rëndë politike në vend, Meta tha se në Shqipëri sot ka vetëm një konflikt, ajo mes kryeministrit dhe shtetit të së drejtës. Ky, sipas Metës, është ?nëna? e të gjitha konflikteve të tjera.Mes të tjerash, kreu i shtetit deklaron për ?Kathimerini? se shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të jenë koloni në shërbim të pastrimit të parave dhe të krimit të organizuar ndërkombëtar.
Recommended