Rama: Do te rrisim pagat per mjeket dhe infermieret ne Shqiperi, nuk mund të zgjedhim me mbylljen
  • 3 years ago
Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të martë se qeveria po përgatitet që të rrisë konsiderueshëm pagat për mjekët dhe infermierët në gjithë Shqipërinë. Gjatë një takimi që zhvilloi me mjekët e Spitalit Infektiv, të cilët janë të parët në frontin e luftës ndaj pandemisë, kreu i qeverisë tha se shpreson që rritja e pagave të fillojë nga fillimi i vitit tjetër.

?Po përgatitemi për një rritje masive të shtrirjes së pagave. Duam që të realizojmë një rritje page që të jetë shumë e konsiderueshme. Ne po bëjmë kalkulimet për të finalizuar shumën, por ne duam që në aspekt të pagës përtej bonusit që ju si në vijën e parë të 1 000 Eurove, po flasim për gjithë mjekët dhe infermierët në gjithë Shqipërinë. Të jemi në një nivel në mesataren e lartë të rajonit. Nuk po flasim për një rritje që parashikohet sot shumë larg në kohë, por për një rritje që ta fusim në buxhetin e ri dhe ta bëjmë fakt qysh në fillim të vitit të ardhshëm?, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se me këtë mënyrë, mjekët specialistë dhe jo vetëm e kanë të vështirë zgjedhjen për t?u larguar nga vendi.

?Mjekët mes largimit dhe qëndrimit të mos e kenë të thjeshtë, të ketë një balancë. Pastaj zgjedhjen e bëjnë vetë. Këtë sistem zgjodhëm që secili zgjedh vetë se ku punon, por mjekët këtu të jenë të paguar në një nivel që kudo shkojnë të mos ketë disnivel?, tha Rama.

Sa i përket pandemisë, kryeministri deklaroi se nuk mund të zgjidhet më mbyllja për shkak të pasojave që sjell në ekonomi.

?Nuk zgjedhim dot mbylljen në mënyrë të vazhdueshme sepse sjell dëme në aspekte të tjera. Kemi tani këtë sfidë të madhe të hapjes së shkollave. Fëmijët janë më pak të riskuar, por jo të imunizuar. Plus që fëmijët janë transmetues. Ne kemi çunin që do shkojë në klasë të parë. Një fëmijë me maskë, mos u përqafo, rri larg vendoset në një situatë që është komplet e panjohur në pikëpamjen e pasojave dhe zakoneve që krijon?, tha Rama.//tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended