Meta kthen ligjin për Teatrin

  • 6 years ago
Tre ditë para skadimit të afatit për dekretimin e ligjit për Teatrin, Presidenti Meta vendos ta kthejë atë për rishqyrtim në kuvend. Vendimin e tij për të mos dekretuar nismën që i hap rrugë shembjes së godinës aktuale të teatrit dhe zbatimit të projektit të Kompanisë Fusha, kreu i shtetit e bazon në 8 pika.

Sipas tij  ky ligj shkel hapur parimet e ?barazisë përpara ligjit? dhe ?lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve?, parime që në këndvështrimin e presidentit gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta.

 ?Në rastin konkret, rezulton se kërkesa për shprehje interesi e paraqitur nga kompania propozuese, është vlerësuar a priori si propozimi më i mirë, duke bërë kështu dhe pranimin automatik të faktit të kryer se ky është propozimi më i mirë, por në rastin konkret, pa asnjë procedurë konkurrimi të hapur dhe transparente?.

Meta argumenton se ky ligj nuk është në harmoni as me parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare si dhe bie ndesh me parimet e Konventës Evropiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, miratuar në Paris në vitin 2003.

?Nga relacioni shoqërues i kësaj nisme propozuese të qeverisë, por dhe nga shqyrtimi i raporteve të komisioneve parlamentare, është e dukshme se gjatë gjithë këtij procesi nuk janë evidentuar apo vlerësuar siç duhet vlerat e trashëgimisë kulturore që mbart me vete kompleksi ekzistues i Teatrit Kombëtar, vlera këto që ky objekt ka krijuar që nga ndërtimi i tij në vitet 1938 dhe më tej nëpërmjet ekzistencës dhe funksionimit ndër këto 80 vite?.

Më tej ai thotë se ligji cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të ?decentralizimit? dhe ?autonomisë vendore? pasi ka kaluar pa 3/5-at e Keshillit Bashkiak/ Presidenti shton se në kushtet aktuale, kur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk është funksionale për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kushtetuese që mund të prodhojë hyrja në fuqi e kësaj norme të veçantë ligjore,  Kuvendin e Shqipërisë, duhet të rishqyrtojë në tërësi ligjin.

Recommended