Ora News - Tiranë, zbulohet motivi dhe autori i vrasjes së Mario Majollarit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Identifikohet e shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit Mario Majollari mbrëmjen e 10 prillit 2018 në Tiranë

Përmes një njoftimi zyrtar policia e Shtetit informon se ka arritur të identifikojë autorin, ta shpallë në kërkim.

Ora News mëson se ai është Kastriot Gjuzi nga Rrogozhina.

Policia: "Pas një pune intensive dhe profesionale, gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit, fiksimit të çdo prove në vendngjarje, si dhe një sërë veprimesh të tjera hetimore, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes. Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar:

? K.Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Hakmarrja

Sipas policisë vrasja ka ndodhur për hakmarrje.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 20:25, në rrugën ?Aleksandër Moisiu?, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.M., 28 vjeç."

Kastriot Gjuzi është i vëllai i Ilir Gjuzit i cili u vra nga babai i Marios në vitin 2000. Avni Majollari është i dënuar në mungesë në vitin 2001 me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë në vitin 2000 në zonën e Dajtit. Veç Ilir Gjuzit ai akuzohet se ka vrarë edhe Armando Nelaj.

Vijon puna intensive për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Vrasjes për gjakmarrje" , "Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet 78/a dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit K.Gj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/identifikohet-dhe-shpallet-ne-kerkim-autori-i-vrasjes-se-mario-majollarit

Recommended