Operacioni antidroge/ Droga trafikohej nga dy grupe ne Itali dhe Shqiperi

  • 6 years ago
Dy ditë pas operacionit antidrogë të koduar me emrin?Shefi?, ku u arrestuan 43 persona mes të cilëve 19 shqiptarë, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Prokurori i Antimafias, Etore Kardinali thanë se operacioni u kordinua nga strukturat e dy vendeve.
Nga operacionet e kryera në shtetin italian përgjatë viteve 2016-2017, janë sekuestruar 2.5 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, 1kg kokainë dhe 1kg heroinë.
Mariglen Shusha, Malton Lleshi dhe Senat Hallunaj janë arrestuar në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane. Në kërkim janë edhe Ferhat Hajdini dhe Fiqiret Seferi. Prokiurori italian sqaroi se kodimi i operacinit me emrin "Shefi" nuk ka të bëjë me persona të veçantë, por sipas tij lidhet me faktin se hetimi kishte arritur majën. Droga trafikohej nga dy grupe që koordinoheshin me njëri- tjetrin. Njëri nga grupet drejtonte lëndën narkotike në Bari, ndërsa grupi tjetër organizonte furnitorët. Hetimi zbuloi se droga vinte nga Orikumi i Vlorës.

Recommended