Operacion antidroge, ne pranga 37 persona ne Itali dhe Shqiperi | Lajme - News
  • 4 years ago
Sekuestrimi i një sasie prej 460 kg kanabis dhe prangosja e 2 italianëve në Qershor të 2018-s që udhëtonin me këtë rulo nga Shqipëria drejt Greqisë ishte fillimi i shkatërrimit të një rrjeti të madh të trafikantësh, që operonin në Itali dhe Shqipëri. Nga ajo kohë janë sekuestruar në periudha të ndryshme më shumë se 3.5 ton kanabis, si dhe heroinë e kokainë, vlera e të cilës përllogaritet në më shumë se 40 milionë euro.

37 urdhër arreste janë ekzekutuar në të dyja vendet. Në Vlorë ku u gjet edhe një gomone e fuqishme, janë të përfshirë 7 persona, mes tyre Robert Myftari dhe Elton Hamza, të dy në kërkim. Burime nga policia thanë se kreu i grupit kriminal në Shqipëri e Itali, është Robert Myftari. Ndërkohë mes personave të arrestuar në Itali është edhe një punonjës policie që ka bashkëpunuar me trafikantët duke siguruar informacioneve sekrete të Ministrisë së Brendshme italiane.

?Bashkëpunimi mes vendeve është arma më e fortë për të luftuar trafikun e drogës. Është një nga operacionet më të mëdha që janë zhvilluar ndonjëherë për të goditur grupet kriminale italiane dhe shqiptare?.

Por hetimet në Shqipëri nuk do të ndalen me kaq. Kreu i SPAK, Arben Kraja paralajmëron shtrirje të tyre edhe në instancat shtetërore.

?Jemi të vendosur që të vijojmë me të njëjtin ritëm edhe me skuadrat e tjera investigative të përbashkëta. Në Shqipëri do të hetojmë përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore që kanë lejuar apo favorizuar aktivitetin kriminal. Kushdo që të jetë i përfshirë dhe do të provohet do të dërgohet para gjyqit?.

Nga hetimet rezultoi se droga, pasi mbërrinte nga Shqipëria në Puglia, trafikohej në të gjithë territorin italian.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended