Ora News -Itali: Transportoi me skaf 546 kg marijuanë dhe 17 kg hashash, pranga 31-vjeçarit shqiptar

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të madhe droge e trafikuar përmes Adriatikut drejt Italisë.

Operacioni është ekzekutuar ditën e shtunë më datë 16 maj 2020 pas identifikimit të një mjeti detar tip skaf që udhëtonte me shpejtësi drejt brigjeve italiane të Brindizit. Sinjalizimi erdhi nga Marina Ushtarake italiane që patrullon vijën bregdetare.

Operacioni i koordinuar nga Reparti ajror detar i Guardia di Finanza e Barit dhe nga Reparti operativ i rojes bregdetare të Brindizit, pas një ndjekje prej disa minutash në det të hapur çoi në ndalimin e skafit.

Në dyshemenë e mjetit lundrues u gjetën të fshehura 546 kg marijuanë dhe 17 kg hashash të paketuara në pako me peshë të ndryshme.

Me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike është vënë në pranga drejtuesi i skafit, një 31 vjeçar shqiptar i cili është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

Skafi me drogë ishte i gjatë 6 metra dhe i modifikuar me një motorr të fuqishëm jashtë bordit.

Sipas autoriteteve italiane droga do të sillte në treg një përfitim prej 6 milionë eurosh.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/itali-transportoi-me-skaf-546-kg-marijuane-dhe-17-kg-hashash-pranga-31-vjecarit-shqiptar

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended