Ora News - 195 kg hashash drejt Greqisë me kamion, 4 në pranga, shpallet në kërkim organizatori

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Tre persona janë identifikuar si organizatorë të tentativës për të trafikuar 195 kilogram kanabis sativa nga Shqipëria drejt Greqisë.

Droga u sekuestrua të premten në pikën kufitare të Kapshticës.

Një 56-vjeçar nga Tirana, është shpallur në kërkim, ndërsa në pranga kanë pëfunduar dy bashkëpunëtorët e tij Shefki Hima dhe Vilfred alias Alfred Cenolli.

Për personin në kërkim, policia tregohet e rezevuar në detaje, ndërsa dy të arrestuarit janë persona me precedent të mëhershëm në trafikun e drogës.

Bashkë me ta në pranga janë vënë shoferi i kamionit ku u gjet droga, Safet Velaj 54 vjeç dhe Mondi Janko , personi që falsifikoi dokumentacionin e kamionit.

Droga, ishte e fshehur brenda karrocerisë së kamionit, siç tregojnë edhe këto pamje të publikuara nga policia.

Për shkak se hetimet janë në vijim, policia tregohet e rezervuar me detaje të tjera për destinacionin e lëndës narkotike apo vendin ku ishte ngarkuar.

Kjo ishte një prej sasive më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të drogës gjatë kohës së pandemisë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kater-te-arrestuar-200-kg-kanabis-ne-kamion

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended