'Ne ishim pranë jush për tërmetin ' Ambasadori bullgar: Dy grupe inxhinierësh në Shqipëri

  • 4 years ago
Ambasadori i Bullgarise, Momtchil Stoyanov Raytchevski ka folur rreth integrimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke thënë se të dy vendet nuk janë në garë se kush është më i mirë, por duhet të punojnë në mënyrë që vitin e ardhshëm të kenë plotësuar të gjitha kushtet për nje vendim pozitiv. Ndërkohë Ambasadori ka folur edhe për situatën e tërmeteve në Shqipëri ku ka thënë se i vjen keq që ndihma e Bullgarisë për Shqipërinë erdhi në këtë rast tragjik.

Pyetja: Kryeministri Holandez vetëm pak ditë më parë ka bërë me dije se Shqipëria nuk është gati për çeljen e negociatave, ndërkohë që Maqedoninë e Veriut e sheh me afër,a ka të njëjtin mendim edhe qeveria Bullgare?

Ambasadori: Atë që mund të them është se kjo nuk është një garë, në tërësi në familjen europiane nuk është procesi i vërtetimit kush është më i miri, kush jo, është një proces, ku si qëndrimin e komisionit europian ashtu edhe të partnerëve tanë është e qartë, siç është e qartë edhe pozita e Bullgarisë që republika e Shqipërisë dhe republika e Maqedonisë së Veriut janë pjesë prej nesh.

Të dy shtetet kanë për të bërë akoma, kriteret janë të qarta por duhet punuar, të punojmë edhe ne edhe ju që të kemi mundësi gjatë vitit të ardhshëm të kemi plotësuar të gjitha kushtet për një vendim që do të na gëzojë të gjithë neve.

Por ju lutem mos e mendoni këtë si një garë se cili duhet të vrapojë me shpejt.

Pyetja: Cila është ndihma e qeverisë Bullgare për Shqipërinë, për ta ndihmuar sado pak ne eliminimin e pasojave të tërmetit?

Recommended