Ora News - U kap në Durrës, ja kokaina kolumbiane me vlerë 150 milionë euro

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Publikohen pamjet e kontenierit ku ishte fshehur ngarkesa prej 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.

Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Kokaina me vlerë tregu mbi 180 milionë euro ishte fshehur në fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit të ngarkuar me banane. Droga ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët.

Burime të Ora News bëjnë të ditur se sasia e drogës u kap me analizë risku nga hetimi doganor. Skaneri nuk ka konstatuar gjë. Ekspertët e grupit hetimor kanë boshatisur konteinerin dhe kanë shpuar shasinë. Aty kanë konstatuar kokainën.

"Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, nga strukturat e Policisë së Shtetit. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas kontrollit të imtësishëm të kontenierit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike" informoi kreu i policise se shtetit


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/publikohen-fotot-ja-ku-ishte-fshehur-sasia-prej-613-kg-kokaine

Recommended