Report TV -51-vjeçarit të dënuar i sekuestrohen pasuri me vlerë 2 mln euro në Durrës!

  • 4 years ago
DURRËS- Dy pallate, një hotel dhe bar- kafe në qytetin e Durrësit janë vënë në sekuestro preventive pasi ka dyshime që janë përfituar me paratë e krimit. Report Tv mëson se kjo pasuri e cila kap vlerën e 2 mln eurove është një pronësi të 51-vjeçarit Pëllumb Tuda, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ka qenë i dënuar për ?Trafikimi i drogave? dhe ?Shfrytëzim Prostitucioni?. Pasuritë e sekuestruara janë dy pallate dhe një bar hotel në lagjen Nr. 13 Durrës.

"Në vijim të veprimeve, pas hetimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, ?Sekuestro të pasurive?, të shtetasit P. T., 51 vjeç, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale ?Trafikimi i drogave? dhe ?Shfrytëzim Prostitucioni?. Pasuritë e sekuestruara janë dy pallate dhe një bar hotel në lagjen Nr. 13 Durrës. Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 2 000 000 euro sipas çmimit të tregut. ", njofton policia.

Recommended