Grabiti flori me vlerë të madhe në nje argjendari në Durrës, kapet i riu - News, lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Arrestohet autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë të një argjendarie në bulevardin kryesor të Durrësit, në vlerën rreth 5.6 milionë lekë.



Forcat e policisë së Durrësit falë metodave special të hetimit kanë zhvilluar operacionin ? Argjendaria?, teksa në një zonë të Tiranës kanë kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin: Robert Hasmuça 22 vjeç, banues në kryeqytet..



Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë ?Arrest me burg? të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës , Vendim Nr.216, datë 20.06.2018 në ngarkim të shtetasit Hasmuça, i cili në bashkëpunim me një shtetas tjetër ( vijon puna për identifikimin e plotë të tij), në lagjen Nr.4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë në datë 18 prill të këtij viti.

Recommended